31.01.2020 - 15:33
Receta për: 8 persona
Padyshim një ndër recetat më të veçanta që keni provuar. Mos përtoni, por eja dhe le të nisim menjëherë nga puna!
INGREDIENTËT
- 10 lugë gjelle gjalpë pa kripë
- 2 qepë të vogla të prera në rrathë të vegjël
- 2 thelpi hudhra të grimcuara
- 2 degë trumzë të copëtuara imët
- 1 gjethe dafine
- ¼ filxhan me verë të bardhë
- 1 pako makarona, modeli sipas dëshirës
- ½ filxhan me miell
- 4 filxhanë me qumësht
- 1 koncentrat pule
- 2 filxhanë me djathë çedar të grirë imët
- 3 filxhanë me djathë mozzarella të grirë imët
UDHËZIMET
- Në një tigan me nxehtësi mesatare, skuqni 2 lugë gjelle gjalpë. Shtoni qepët, hudhrat, trumzën, gjethen e dafinës dhe i përzieni mirë derisa qepët të karamelizohen. Ky proces mund t’ju marrë deri në 30 minuta kohë.
- Shtoni edhe koncentratin e pulës të tretur më parë në ujë dhe verën. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe më pas i hiqni nga zjarri.
- Në një tenxhere të madhe vendosni ujin me kripë të ziejë. Shtoni makaronat të ziejnë për gati 10 minuta.
- Më pas i kulloni dhe i lini mënjanë.
- Në një tigan vendosni qumështin për t’u ngrohur dhe më pas e lini mënjanë.
- Në një tenxhere tjetër skuqni 8 lugë gjelle gjalpë. Sapo gjalpi të ketë shkrirë shtoni miellin dhe e trazoni vazhdimisht, për gati 3 minuta.
- Gradualisht i shtoni qumështin, por ende vazhdoni ta përzieni.
- Tani i shtoni djathin çedar dhe mozzarella dhe i përzieni derisa ato të shkrijnë.
- Merrni një tavë dhe shtoni në të makaronat.
- Sipër i shtoni masën me qepë që përgatitët dhe në fund salcën me djathë.
- I përhapni mirë dhe e fusni tavën në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Trileçe, ëmbëlsira perfekte në çdo orë të ditës!
"Receta e mamit"