29.01.2020 - 15:37
Receta për: 4 persona
E famshmja trileçe, për shkak të tri llojeve të qumështit që përmban. Hidhini një sy recetës dhe filloni ta përgatisni vetë, hap pas hapi….
INGREDIENTËT
- 400 ml krem qumështi (krem pana)
- 8 kokrra vezë
- 1 l qumësht
- 8 lugë gjellë sheqer
- 8 lugë miell
- 350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)
- 350 ml karamel
UDHËZIMET
- Në një tas vendosim 8 vezë të plota. Fillojmë të rrahim ato duke shtuar pak kripë dhe gradualisht gjatë rrahjes pak nga pak 8 lugë gjelle sheqer.
- I rrahim deri sa volumi i vezëve rritet. Më pas me ndihmën e një site shtojmë gradualisht miellin. Trazojeni me tel dore.
- Vendosim në tepsi një letër pjekjeje dhe niveloni brumin e përgatitur. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 170ºc për 40 minuta.
- Përgatisim kremin me qumësht, pana dhe qumështin e kondensuar.
- Në një enë tresim qumështin e kondensuar me qumështin duke e përzier me tel dore. Më pas shtojmë kremin pana dhe e përziejmë përsëri ngadalë me tel dore.
- Pasi e nxjerrim bazën e trileçes nga furra, e lëmë të ftohet pak. E kthejmë pandispanjën nga ana tjetër që të jetë e sheshtë.
- I bëjmë disa shpime me një shkop shishqebapi me qëllim që të përthithë kremin me 3 lloje qumështi.
- Shtojmë në fund kremin dhe e lëmë deri sa baza të ketë përthithur mirë. Në fund e mbulojmë sipërfaqen me karamel dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"