MENU
klinika

Nga Financial Times

Vetëm një virus si ky mund ta ‘mposhtte’ presidentin kinez!

26.01.2020 - 18:27

“Viti i Derrit” ka shkuar tmerrësisht shumë keq për partinë komuniste kineze dhe Presidentin e Kinës Xi Jinping.

Muajt ​​e protestave në Hong-Kong dhe situate në Tajvan, janë ndjekur nga virusi vdekjeprurës.

Deri më tani, ka pak arsye për të shpresuar për “Vitin e Miut”, i cili filloi të shtunën.

Përhapja e pneumonisë virale, e cila është përhapur nga Kina kontinentale në Japoni, Makau, Korenë e Jugut, Hong-Kong, Tajvan dhe SHBA, mund të duket si fat i keq.

Por akuzat për paaftësi dhe mashtrime po kërcënojnë imazhin e partisë komuniste.

Zhou Xianwang, kryetari i komunës së Wuhan, një qytet me më shumë se 10 milion njerëz të prekur, i tha televizionit shtetëror të Kinës se “nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”.

Qindra komentues në mediat sociale kineze kanë kritikuar kryetarin e bashkisë për përgjigjen e tij ndaj krizës.

Nga virusi tani ka patur disa viktima dhe ka infektuar më shumë se 600 në Kinë. Dy raste janë raportuar në Hong-Kong.

Të enjten, autoritetet kineze vendosën kufizime lidhur me udhëtimet në Wuhan, duke pezulluar lidhjet hekurudhore dhe ajrore jashtë qytetit.

Muajt ​​e raportimit sistematik të epidemisë së SARS kanë dëmtuar rëndë reputacionin e Kinës, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetit të bëjë kritika të ashpra për Pekinin.

Ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi rastet e para të transmetimit të sëmundjes

Përhapja është potencialisht e dëmshme për prestigjin e partisë komuniste sepse nuk mund të fajësohet askush tjetër, në kontrast me protestat e Hong-Kongut, që Pekini ua ka atribuar “forcave të huaja” që synojnë të destabilizojnë vendin dhe të shkaktojnë kaos.

Këtë herë do të jetë më e vështirë që qeveritarët t’i shmangen përgjegjësisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al