MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vezë të skuqura me spinaq dhe borzilok

31.01.2020 - 15:39

Koha e përgatitjes: 5 minuta 

Koha e gatimit: 5 minuta

Receta për: 2 persona
Receta të thjeshta, por që na japin energji dhe na mbajnë të plotësuar për një kohë të gjatë!

INGREDIENTËT

  • 1 lugë gjelle vaj
  • 3 pomodorini
  • 4 vezë të mëdha
  • 4 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle borzilok i grirë imët
  • 175 gram spinaq
  • 2 lugë gjelle ujë
  • kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Në një tigan me pak vaj luledielli skuqni domatet e prera përgjysmë.
  2. Teksa ato skuqen për 2-3 minuta, në një tas rrihni vezët, shtoni kosin, pak kripë, piper dhe në fund borzilokun.
  3. I hiqni domatet. Tek po i njëjti tigan kavardisni spinaqin e larë mirë.
  4. Sapo të ulë volumin, shtoni vezën që të skuqet dhe e përzieni vazhdimisht.
  5. Sapo ta shihni që veza është mpiksur e servirni në pjatë dhe sipër i shtoni domatet.

Ju bëftë mirë!