25.01.2020 - 10:44
Embëlsirat janë gjithnjë të preferuara nga të gjithë. Kur vjen puna tek zupat nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe t’i përgatisni ato në shtëpi është një ide brilante.
INGREDIENTËT
- 1.5 litra qumësht
- 2 të verdha veze
- 10 lugë gjelle sheqer
- 7 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë kafeje vanilje
- 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
- Një grusht arra të thërrmuara
- Kanellë
UDHËZIMET
- Në fundin e tasave të zupave formoni një shtresë me biskota të thërrmuara.
- Në një tenxhere ku keni vendosur për të zierë qumështin, shtoni të verdhat e vezëve që i keni rrahur më parë me sheqer dhe niseshte.
- E përzieni vazhdimisht masën derisa të trashet.
- Sapo të arrihet trashësia e dëshiruar shtoni vaniljen. E përzieni sërish.
- E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.
- I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.
- Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave.
- Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara edhe arra nëse preferoni.
- Pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe zupat konsumohen të ftohta. Shijojini!
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"