12.02.2020 - 15:33
Receta për: 4 persona
Ju pëlqen vera e ngrohtë? Ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë si ta përgatisni atë.
INGREDIENTËT
- 150 gram sheqer
- 1.5 litër verë e kuqe
- 6-7 thelpi karafilash
- 3 shkopinj kanelle
- 1 lugë kafe vanilje
- pak arrëmoskat
- Lëkur e 1 limoni
- Lëkura e 1 portokalli
- 3 lugë gjelle lëng limoni
- 100 ml lëng portokalli
- 4-5 feta të vogla e të holla xhinxheri
UDHËZIMET
- Vendosim një tigan në zjarr mesatar, shtoni 400 ml verë (2 gota), duke shtuar më pas të gjithë përbërësit e tjerë.
- Lëmë të ngrohet vera në temperaturë të ulët duke e trazuar derisa të trashet dhe të marrë trajtën e një shurupi.
- Shtojmë pjesën tjetër të verës dhe e përziejmë për 5-7 minuta derisa të ngrohet plotësisht, por jo të valojë.
- E shërbejmë të kulluar, ose me përbërësit që janë në tigan. Ju bëftë mirë!