16.02.2020 - 11:31
Receta për: 5 persona
Kur shihni domate të lira në treg, i blini kastile për këtë recetë. Do ia vlejë vërtet!
INGREDIENTËT
- 5 domate
- 200 gram mish viçi i grirë
- 100 gram djathë i bardhë
- 100 gram parmixhano
- 120 gr bukë e grirë
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 30 gr sallam
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- borzilok
- 1 karotë
- pak rigon
- kripë, piper
UDHËZIMET
- Pastroni domatet nga tuli i brendshëm dhe ruajeni pjesën e brendshme për mbushjen.
- Në një tigan përgatisni salcën me të cilën do mbushni domatet.
- Shtoni vaj ulliri, qepën e grirë hollë, mishin e grirë, sallamin turist, karotën e grirë dhe lërëni të marrin ngjyrë derisa të lëshojnë lëngjet.
- Shtoni në tigan pjesën e brendshme të domateve, rigon, kripë e piper.
- Pasi salca të jetë gatuar, bashkoni në një tas një pjesë të salcës me bukë të grirë, djathin e bardhë të thërrmuar, borzilok e majdanoz.
- Mbushini domatet me këtë përzierje dhe shtoni parmixhano sipër.
- Vendosini të piqen për 20 minuta në 200 gradë. Shijojini të ngrohta!