MENU
klinika

Nëse do të duhet të bëjnë operacion...

A ndikon anestezia në trurin e foshnjave tuaj?

03.02.2020 - 17:43

Kurdoherë që një fëmijë i nënshtrohet një procedure kirurgjikale që kërkon anestezi ose qetësim, prindërit do të kenë pyetje në lidhje me rreziqet e mundshme — veçanërisht kur ai fëmijë është foshnjë. Në përpjekje për të ndihmuar familjet të përgatiten, Akademia e Pediatrisë u përgjigjet pyetjeve të bëra shpesh për sigurinë e anestezisë.

A është anestezia e sigurt për fëmijën tim?

Anestezia dhe qetësimi janë më të sigurt se kurrë. Anesteziologia pediatrike ka bërë të mundur që miliona fëmijë, madje edhe foshnjat më të sëmura, të bëjnë operacione shpëtuese dhe procedura për përmirësimin e jetës. Si çdo ilaç, anestezikët janë të shoqëruar me rreziqe për çdo person – të rinj dhe të moshuar. Shkencëtarët dhe mjekët vazhdojnë të shikojnë sigurinë dhe efektet anësore të të gjitha ilaçeve që përdoren tek foshnjat dhe fëmijët.

Kur foshnjat ose fëmijët e vegjël kanë nevojë për operacion, a ndikon anestezia në trurin e tyre në zhvillim?

Shkencëtarët kanë hetuar efektet e anestetikëve në trurin në zhvillim të kafshëve për mbi 20 vjet. Ndërsa kafshët që kanë anestezi të gjatë ose të përsëritur mund të kenë probleme me të mësuarin dhe sjelljen më vonë në jetë, një anestezion i vetëm i administruar me kujdes nuk është gjetur se shoqërohet me këto probleme tek fëmijët.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimit të Anestezisë (IARS) filluan një iniciativë të quajtur SmartTots (Strategjitë për zbutjen e neuroToksicitetit të lidhur me anestezinë tek fëmijet) për të koordinuar dhe financuar kërkimet që synojnë të bëjnë operacionin, anestezinë dhe qetësimin më të sigurt për foshnjat dhe fëmijët e vegjël nën 4 vjeç – një periudhë e një zhvillimi të rëndësishëm të trurit. Ky studim do të ndihmojë në përcaktimin nëse ndonjë ilaç i veçantë anestezik ose qetësues paraqet rreziqe për fëmijët e vegjël, hartimin e regjimeve më të sigurta anestezikë dhe qetësues dhe potencialisht nxitjen e zhvillimit të barnave të reja anestezike dhe qetësuese.

Gjatë dekadave të fundit, anesteziologët pediatrikë kanë bërë një rrugë të gjatë për të siguruar mirqënien e fëmijëve të vegjël nën anestezi të përgjithshme.

Ka shumë më tepër për të kuptuar rreth rreziqeve, dhe hulumtimi intensiv në të gjitha aspektet e sigurisë së anestezisë së përgjithshme po vazhdon edhe tani.