MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota me qumësht, posaçërisht për fëmijët tuaj!

03.02.2020 - 16:18

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 persona
E vërteta është se këto biskota do i adhurojë i madh e i vogël, por në parim mbetemi tek fëmijët tuaj!

INGREDIENTËT

  • 50 gram gjalpë
  • 80 gram sheqer
  • 1 lugë gjelle qumësht pluhur
  • 50 ml qumesht
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 maje thike kripë
  • 1 pako vanilje
  • 8 gram sodë për ëmbëlsira

UDHËZIMET

  1. Parangrohim furrën në 180 gradë celsius.
  2. Ndërkohë në një enë përzieni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë.
  3. E punoni me dorë derisa të përfitoni një masë kompakte.
  4. Hapeni brumin me ndihmën e një petëze. Merrni një tavë, shtroni një letër dhe sipër vendosni petën.
  5. Ndajeni me fundin e gotës për të krijuar disa biskota rrumbullake.
  6. I lyeni sipër me pak qumësht secilën.
  7. Tani i fusni biskotat në furrë për 10 minuta.

Shijojini!