22.02.2020 - 09:42
Recea për: 6 persona
Le t’i shtojmë bukës së zakonshme disa mollë, për të marrë në fund një shije të jashtëzakonshme!
INGREDIENTËT
- 2 mollë
- 2 gota miell
- 2 vezë
- 1/2 filxhan gjalpë
- 1 filxhan sheqer
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji kanellë
- 1/2 lugë çaji thelpi karafila
UDHËZIMET
- Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius.
- Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.
- Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë.
- Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.
- Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur.
- Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.
- Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes. Ju bëftë mirë!