17.02.2020 - 15:18
Receta për: 5 persona
Me të veçantë, zorr se keni provuar!
INGREDIENTËT
- 3 vezë
- ½ gotë me vaj ulliri
- 50 ml qumësht
- 1 kungull të vogël të grirë imët në rende
- 1 copë djathë të bardhë dhie
- 4 domate të thara
- 1 presh i grirë imët
- 1 karotë
- Pak kripë,rigon
- 2-3 kërpudha të prera në copa të vogla
- 350 gram miell
- 1 zarf pluhur pjekjeje
UDHËZIMET
- Në një tas rrihni vezët me një mikser elektrik.
- Shtoni më pak vajin e ullirit, kosin, qumështin, kungullin, djathin, domatet, preshin, karotën, kërpudhat. Shtoni pak kripë dhe rigon.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe në fund shtoni miellin dhe pluhurin pjekës.
- Pasi keni krijuar një masë kompakte e kaloni në një tavë.
- E fusni në furrë të piqet për 45-50 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!