MENU
klinika

"Receta e mamit"

Bukë me miell misri dhe spinaq

20.02.2020 - 15:30

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona

Përgatitet kollaj nga të gjitha amvisat. Shumë herë më e shëndetshme sesa ajo buka e përditshme që blini në dyqan!

INGREDIENTËT

  • 3 gota miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 filxhan çaji me djathë dhie të thërrmuar
  • 1 tufë spinaq
  • 2 gota kos
  • 1 gotë qumësht
  • 1 zarf pluhur pjekjeje
  • pak kripë

UDHËZIMET

  1. Spinaqin e lani mirë dhe copëtojeni sa më imët me dorë.
  2. E kaloni në një tas duke i shtuar sipër miellin e misrit dhe të grurit,pluhurin pjekës, kosin, qumështin, djathin dhe pak kripë me sy.
  3. I përzieni me një lugë druri të gjitha bashkë.
  4. Masën e kaloni në një tavë me madhësi mesatare që duhet ta keni lyer paraprakisht me pak vaj.
  5. E piqni për 20 -25 minuta në temperaturë 180 gradë.