21.02.2020 - 15:52
Receta për: 6 persona
Një mënyrë perfekte për mishin e pulës të mbetur nga dje. Përgatiten shpejt, kollaj dhe nuk kanë ndonjë kosto të madhe!
INGREDIENTËT
- 2 copa nga mishi i pulës të mbetur nga dje (copëtojeni me dorë)
- 3 patate, të ziera, të qeruara dhe të shtypura
- ½ filxhan çaji me lëng perimesh
- 2 lugë çaji vaj ulliri
- 3 thelpi hudhra
- 1 qepë mesatare e grirë imët
- Kripë, piper të freskët
- ½ filxhan me bukë të grirë imët
- 1 vezë e rrahur
UDHËZIMET
- Në një tas përzieni patatet e shtypura me lëngun e perimeve, pak kripë, piper dhe i përzieni mirë. I lini mënjanë.
- Në një tigan skuqni qepën me hudhrat në një nxehtësi mesatare.
- Shtoni majdanozin, kripën, piperin dhe i përzieni për 2-3 minuta. Shtoni mishin e pulës, lëngun e pulës të mbetur, i përzieni mirë dhe më pas i hiqni nga zjarri.
- Shtoni mishin e pulës tek patatet e shtypura. I përzieni të gjitha bashkë me dorë dhe filloni e formoni kroketat sipas formës që dëshironi.
- E kaloni secilën tek tasi me vezë dhe më pas tek ai me galetë.
- I radhisni në një tavë njëra pas tjetrës. Sipër i spërkasni me pak vaj ulliri.
- I fusni në furrë për 15 minuta të piqen, në 180 gradë. Ju bëftë mirë!