MENU
klinika

"Ne kemi zgjedhur, nuk jemi detyruar"

Deklaratat e Lavrov, ambasadorja e SHBA publikon korrigjimin e Ramës

27.02.2020 - 09:36

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka publikuar në Twitter qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit dhe konferencës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE sepse është e detyruar por se ka zgjedhur.

Postimi:
Këtu është ndryshimi
Lavrov: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”

“Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike.”

Rama: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”

Rama: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!