01.02.2020 - 08:25
Receta për: 6 persona
Këto janë padyshim turshitë më të veçanta që keni ngrënë ndonjëherë. Hidhini një sy recetës të shpejguar thjesht dhe hap pas hapi….
INGREDIENTËT
- 4 kg domate ( të mëdha dhe gjysmë të pjekura)
- 3 lakra me madhësi mesatare
- 3 tufa majdanoz
- 2 lugë gjelle kripë e zakonshme gjelle
- 1 kg karota të grira imët në rende
UDHËZIMET
- Merrni një tepsi të madhe dhe shtoni në të lakrën e grirë imët me thikë.
- Shtoni gjithashtu majdanozin e grirë imët, karotat dhe kripën. Shtypeni mirë me dorë lakrën dhe i përzieni me dorë të gjitha bashkë.
- Merrni domatet e lara, u hiqi kokën dhe tulin. Tulin e prisni në copa të vogla dhe ia shtoni lakrës.
- Tani merrni një kovë a një enë të madhe dhe vendosni në fillim një shtresë me lakër.
- Filloni e vendosni me radhë domatet e mbushura me lakër. Domatet i mbyllni me kapakun e tyre.
- Pas çdo shtrese me domate, vendosni një shtresë me lakër. Këtë të fundit ngjesheni mirë me dorë në mënyrë që të mos marrë ajër.
- Kështu veproni deri në fund dhe në fund e mbyllni me një tjetër shtresë lakër. I vendosni kapakun kovës apo enës (kjo varet nga sasia që do të përgatisësh).
- Enën e mbështillni me një plasmas dhe e ruani deri në 2 javë në një vend të ftohtë (në ballkon, në oborr, por edhe në frigorifer).
- Pas 2 javësh mund t’i konsumoni normalisht duke i servirur në pjatë me pak vaj ulliri sipër.
SHËNIME
Mos harroni t’i kontrolloni turshitë herë pas here gjatë 2 javëve të fermentimit dhe të pastroni shtresën e sipërme të lakrës e cila mund të myket.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përdorime surprizuese
Mos e hidhni më kurrë lëngun e kastravecëve turshi
Traditë korçare