MENU
klinika

"Receta e mamit"

Donuts veganë me boronica

27.02.2020 - 16:34

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Mos thoni që jeni me dietë se nuk ju besoj!

INGREDIENTËT

  • 2 gota miell
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 ½ lugë çaji me pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 1 filxhan me boronica (të freskëta ose të ngrira)

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Në një tas bashkoni gjalpin, qumështin, sodën e pjekjes, pluhurin pjekës, sheqerin, vaniljen dhe kanellën. I përzieni vazhdimisht derisa të kombinohen mirë.
  3. Shtoni miellin gradualisht dhe vazhdoni t’i përzieni.
  4. Në fund shtoni boronicat.
  5. Tani merrni formën e silikonit për donuts.
  6. Shtoni në të mbushjen që përgatitët dhe i lini të piqen për 20 minuta. Shijojini!