MENU
klinika

"Receta e mamit"

Embëlsoni pasditet tuaja me recetën e reçelit të mollëve

29.02.2020 - 10:00

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 5 persona
Për mëngjeset apo pasditet, reçeli i mollës përgatitur nga duart tuaja është kurdoherë një zgjedhje e mirë!

INGREDIENTËT

  • 300 g sheqer
  • 1 limon (lëkura dhe lëngu)
  • 1 kg mollë të qëruara
  • 1 panxhar i vogël
  • 2 cm xhenxhefil
  • 1 degë rozmarinë
  • gjethe barbarozë

UDHËZIMET

  1. Pastrojmë mollët dhe i presim në feta të trasha.
  2. Panxharin e grini me rende.
  3. Në një tenxhere shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, sheqerin, xhenxhefilin dhe rozmarinën.
  4. Shtoni mollët dhe panxharin.
  5. I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë për 20 minuta me temperaturë të ulët.
  6. Hiqni degën e rozmarinës dhe mbushni kavanozët duke shtuar nga një gjethe barbarozë.
  7. Kthejini me kokë poshtë derisa të ftohen plotësisht. I ruani në frigorifer ose në vende të errëta, larg dritës së diellit.