Kur Irani njoftoi në janar se do të “hiqte dorë” nga angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes së 2015 për kufizimin e aktiviteteve të tij bërthamore, ai nuk iu përgjigj vrasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj udhëheqësit të forcave iraniane Quds, Gjeneralit Qassem Suleimani disa ditë më parë. Por të dy zhvillimet pasqyruan konfrontimin përshkallëzues midis Iranit dhe SHBA-së që nga vera e vitit 2019.
Në të njëjtën kohë, Irani tha se autoritetet nuk do të kufizojnë prodhimin e uraniumit.
Por qeveritë evropiane thonë se hapi i fundit i Iranit përbën një shkelje të rëndë të marrëveshjes. Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – kanë nxitur tani mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të JCPOA (DRM), i cili është krijuar për t’u marrë me shkeljet e mundshme të marrëveshjes.
Nën DRM, nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes pas tërheqjes së SHBA, Rusia, Kina dhe Irani, kanë të paktën 30 ditë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis tyre. Nëse ata nuk arrijnë të bien dakord për një zgjidhje thelbësore ose për një zgjatje të këtij afati, atëherë ndonjë nga nënshkruesit mund ta sjellë mosmarrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai organ do të kishte më pas një muaj për të votuar për një rezolutë për të zgjatur pezullimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit që hynë në fuqi kur JCPOA hyri në fuqi në vitin 2016. Pa një rezolutë të tillë, sanksionet e vjetra do të “hiqen” automatikisht. Dhe, sepse administrata e Presidentit amerikan Donald Trump me siguri do të përdorë veton e saj për të bllokuar një rezolutë të tillë, mosmarrëveshjet në Këshillin e Sigurimit do të ishin “një dënim me vdekje” për JCPOA.
Është e paqartë nëse marrëveshja mund të shpëtohet para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA; dhe pothuajse me siguri nuk do të mbijetonte një mandat i dytë i Trump.
Në kohën e samitit të G7 të gushtit të kaluar në Biarritz, Trump dhe regjimi iranian dukeshin të përgatitur për një formë të angazhimit diplomatik. Edhe pse forcat në Teheran dhe Uashington penguan përparimin e mëtejshëm, më pas pati një shkëmbim të burgosurish midis Iranit dhe SHBA, duke demonstruar se, me ndihmën e miqve ose partnerëve, këto janë të mundura. Trump madje falënderoi Iranin.
Qeveritë evropiane duhet të vazhdojnë të përpiqen të ndërmjetësojnë bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA dhe Iranit.
Bisedimet mund të përqëndrohen në afatet kohore dhe dispozitat për kufizimet vullnetare në të ardhmen në aktivitetet bërthamore të Iranit, pasi skadojnë “klauzolat” e JCPOA.
Përfundimisht, SHBA do të duhej të ishte pjesë e çdo marrëveshjeje të re, dhe Irani do të kishte nevojë për garanci që administrata e ardhshme amerikane nuk do ta revokonte atë.
Duke pasur parasysh interesin e fundit të shumicës së aktorëve rajonalë, tani mund të jetë koha e duhur për të shkuar përtej bisedimeve bilaterale dhe për të filluar një Konferencë Rajonale mbi Ndërtimin e Besimit, Sigurinë dhe Bashkëpunimin.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al