28.02.2020 - 16:21
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 kg fileto pule
- 1 lugë gjelle miell
- 400 gram kos
- 1 1/2 filxhan kafeje vaj
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 thelpi hudhër
- Kripë dhe piper i zi
UDHËZIMET
- Lajmë mishin e pulës dhe e presim atë në kubikë sipas dëshirës.
- Në një tas vendosim një lugë gjelle miell, kos, vaj, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe 1 thelpi hudhër të shtypur.
- I përziejmë të gjithë përbërësit derisa të na formohet një masë në trajtën e një salce.
- Vendosim në të copat e pulës dhe i përziejmë mirë me qëllim që të na vishen me salcën.
- E mbulojmë dhe e lëmë 30 minuta ose një orë në frigorifer.
- Nxehim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Vendosim copat e pulës njëra pas tjetrës në tepsi.
- Salcën që ka tepruar e hedhim mbi copat e mishit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur për 50 minuta.