MENU
klinika

"Receta e mamit"

Hamburger me mish pule i përgatitur në shtëpi

21.02.2020 - 09:58

Hamburger me mish pule është një recetë e thjeshtë nëse kërkoni një ushqim me shije delikate. Panine për hamburger të përgatitura në shtëpi do ti shtojnë akoma më shumë flagrancë dhe freski kësaj recete.

Përbërësit

  • 400 gr mish pule
    4 panine për hamburger
    1 kokërr vezë
    20 gr galet
    4 feta djathi cheddar
    50 ml qumësht
    50 gr bukë 2 feta
    1 kokërr qepë
    1 sallator turshi
    vaj ulliri
    pipër jeshil
    kripë

Përgatitja

  1. Përgatisim 4 hamburger me mish pule duke hedhur në një enë mishin e pulës (pjesën e gjoksit) të marinuar dhe të kaluar në grirëse mishi. Hedhim bukën e regjur në qumësht dhe të copëtuar në thërrmija.
  2. Shtojmë më pas dhe vezën dhe i përziejmë mirë përbërësit. Rregullojmë kripën dhe shtojmë pak piper jeshil.
  3. Ndajmë masën në katër pjesë të barabarta dhe i japim formën e hamburgerit.
  4. Nxehim grillën dhe sipër e lyejmë pak me vaj ulliri. Vendosim të piqen hamburger me mish pule deri ne dy tre minuta për anë. Në çastin e fundit shtojmë sipër hamburger edhe fetën e djathit.
  5. Ndajmë paninet në mes dhe i vendosim të theken në grillën ku kemi pjekur hamburger. Shtojmë nga një hamburger në çdo pjesë panine dhe më pas disa pjesë qepë së bashku me disa feta të vogla sallator turshi.
  6. Vendosim dhe pjesën tjetër të panines dhe hamburger me mish pule është gati.

Ju bëftë mirë!