MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam fytyrë të yndyrshme. Çfarë të bëj?

25.02.2020 - 12:05

 

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam fytyrë të yndyrshme. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Më shumë se çdo tip tjetër lëkure, ajo e yndyrshmja ka nevojë për një pastrim të kujdesshëm. Tepria e yndyrës, në fakt, nëse nuk largohet, tenton të mbushë poret dhe të pengojë oksigjenimin e duhur të qelizave të lëkurës.
– Por pastruesi nuk duhet të jetë agresiv, ose ndryshe rrezikojmë të ç’yndyrosim tepër lëkurën dhe të stimulojmë gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më tepër duke e keqësuar gjendjen.
– Ideal për pastrim është një produkt delikat, i formuar me produkte me veprim qetësues, pastrues, lehtësisht shtrëngues, që duhet përdorur si në mbrëmje për të hequr makiazhin dhe papastërtitë, si dhe në mëngjes për të eliminuar nivelin e lehtë të yndyrës që është formuar gjatë gjumit. Për një pastrim të thellë është e nevojshme të bëjmë të paktën një herë në muaj një maskë pastruese, më mirë nëse është me bazë argjile. Në fillim ekspozojeni fytyrën ndaj avullit të ujit, në mënyrë që të hapen poret dhe më pas të aplikohet maska që lihet të veprojë për 15 minuta. Për më tepër do t’ju këshilloja një vizitë tek dermatologia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.