MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam njolla të bardha në duar. Çfarë janë?

24.02.2020 - 11:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam njolla të bardha në duar. Çfarë është?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Vitiligo përfshin rreth 1 deri në 2 për qind të popullatës dhe më e theksuar është te të bardhët. Te gjysma e të sëmurëve humbja e pigmentit fillon para moshës 20-vjeçare, ndërsa te një e pesta e popullatës, njëri anëtar i familjes tashmë është i sëmurë me vitiligo. Është gjendja në të cilën lëkura humbë melaninën, pigment, i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve. Kur “vdesin” qelizat, të cilat prodhojnë melaninë apo pushojnë ta prodhojnë atë, paraqiten nëpër lëkurën njolla të bardha formash të parregullta, rëndom në formë rrethi, të cilat gradualisht shtohen. Për më tepër do t’ju këshilloja një vizitë tek dermatologia

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.