MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam tharje fyti, kollë dhe rrjedhje hundësh. Çfarë të bëj?

26.02.2020 - 11:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam tharje fyti, kollë, rrjedhje hundësh. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazë dhe vështirësi në frymëmarrje. Trajtimi i bronkitit akut është kryesisht simptomatik. Antiinflamator josteroid mund të përdoren për të kuruar kollën dhe tharjen e fytit. Edhe pa trajtim shumë raste të bronkitit akut zgjidhen shpejt. Për më tepër do t’ju këshilloja një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.