21.02.2020 - 15:48
Receta për: 4 persona
Një recetë italiane që me gjasa do ju pëlqejë pafund të gjithëve!
INGREDIENTËT
- 4 salsiçe pule (hiqini cipën)
- ½ brokoli, e ndarë në copëza të vogla
- 1 qepë e kuqe e grirë imët
- 24 kërpudha të pastruara nga cipa
- 2 thelpi hudhra të copëtuara
- ½ lugë çaji kripë
- Pak piper të zi dhe të kuq
- 1 lugë gjelle rigon i freskët
- 2 lugë gjelle borzilok i freskët
- 1 filxhan kafe verë e kuqe
- 1 filxhan çaji bukë e grirë imët
- 3 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Në një tigan në zjarr mesatar vendosni tulin e salsiçeve dhe i përzieni mirë me një spatul.
- Shtoni qepën, copëzat e brokolit dhe vazhdoni t’i përzieni për gati 7 minuta.
- Shtoni hudhrat, gjysmat e kërpudhave të copëtuara, kripën, piperin e kuq dhe të zi, rigonin, borzilokun dhe verën.
- I lini për disa minuta në zjarr mesatar.
- I hiqni nga zjarri dhe e kaloni mbushjen në një tas.
- I lini të ftohen disi për 10 minuta.
- Shtoni bukën, djathin parmixhano dhe i përzieni të gjitha bashkë.
- Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe radhisni sipër kërpudhat që do të mbushim.
- Filloni e i mbushni secilën me një lugë gjelle nga masa që përgatitët.
- I fusni në furrë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!