09.02.2020 - 15:47
Shijoni patëllxhanët me recetat më të shijshme që kanë krijuar mendjet gjeniale!
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
- 3 patëllxhanë
- 150 gram pançetë e tymosur
- 2 thelpi hudhër hudhër
- 1/2 tufë majdanoz
- 1 gotë bukë e thekur e grirë
- 150 gram djathë parmixhano
- Vaj ulliri
- pak kripë
UDHËZIMET
- Prisni patëllxhanët në feta përsëgjati dhe skuqini në vaj të bollshëm.
- . Grini hudhrën dhe majdanozin dhe përziejini me bukën e thekur të grirë dhe parmixhanon.
- Vendosni fetat e pançetës mbi ato të patëllxhanëve dhe hidhni një lugë nga përizerja me hudhër e majdanoz.
- Hidhuni kripë dhe mbështillini involtini-t.
- Gatuajini në skarën e sobës derisa pançeta të bëhet krokante.