12.02.2020 - 15:28
Receta për: 4 persona
Mielli i qiqrave i jep këtyre krepave një shije speciale, pa u penduar aspak për kaloritë që marrim (pasi janë të pakta).
INGREDIENTËT
- 6 lugë gjelle miell qiqrash
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 tufë rukola e larë mirë
- krem djathi
- 150 gram proshutë krudo
UDHËZIMET
- Në një enë bashkoni miellin, vezët dhe qumështin.
- I rrihni mirë me ndihmën e një piruni.
- Vendosni në zjarr mesatar një tigan për krepa që të nxehet.
- Shtoni 1/2 garuzhde nga masa e krepave që përgatitët.
- E ktheni para e mbrapa në mënyrë që brumi të mpikset siç duhet.
- Kështu veproni me të gjithë masën e krepave,
- Në fund i mbushni me krem djathi, disa gjethe rukola dhe 2 feta proshutë krudo. Ju bëftë mirë!