MENU
klinika

"Receta e mamit"

Krepa të shpejtë shtëpie me krem djathi dhe rukola

09.02.2020 - 15:49
Janë vërtet shumë të thjeshta për t’u bërë dhe akoma më tepër për t’u shijuar!
Receta për: 6 persona
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 20 minuta

INGREDIENTËT

  • 350 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 150 gram miell
  • ½ lguë kafe kripë
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 pako ton peshku
  • 1 filxhan misra
  • 1 tufë rukola (e larë dhe e copëtuar në pjesë të vogla)

UDHËZIMET

  1. Në një tas shtoni miellin, vezët, kripën dhe i përzieni mirë. Gradualisht shtoni qumështin.
  2. Në një zjarr të fortë, ngrohni tiganin për krepa.
  3. Shtoni 1 garuzhde nga masa e lëngët e krepave dhe e rrotulloni tiganin në mënyrë që masa të hapet në të gjithë sipërfaqen e saj.
  4. E ktheni nga të dyja anët dhe sapo ta shihni që ka marrë një ngjyrë kafe të artë e hiqni dhe e lini mënjanë.
  5. Kështu veproni për të gjithë masën e krepave.
  6. Mbushja e tyre, bëhet sipas dëshirës tuaj.
  7. Në këtë rast Neps.al ju sugjeron t’i lyeni me pak krem djathi, i shtoni pak ton peshku, misra dhe 2-3 gjethe rukola.
  8. Më pas e palosni në katërt dhe shijojeni!