Presioni po rritet në Bashkimin e Demokratëve të Krishterë të Angela Merkel për të shpejtuar procesin e gjetjes së një lideri të ri, mes paralajmërimeve të anëtarëve të partisë se paraliza brenda partisë mund të përhapet në të gjithë BE-në kur Gjermania të marrë presidencën e radhës të këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit.
E djathta gjermane ka qenë në trazira që kur pasardhësja e caktuar e Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, dha dorëheqjen.
Ndërsa Gjermania ka qenë në ankth me spekulimet se kush mund të marrë partinë më të madhe dhe të fortë të vendit në epokën pas Merkel, ka tre pretendentë kryesorë.
Konservatorët e lartë gjermanë paralajmërojnë se lënia e çështjes së lidershipit të pazgjidhur deri pas pushimit të verës do të rrezikonte përhapjen e paralizës së CDU nëpër BE.
Në korrik, Gjermania zyrtarisht merr përsipër detyrën e kryesimit të mbledhjeve të këshillit të BE-së dhe përcaktimin e agjendave të saj për çështje që variojnë nga Brexit deri tek Marrëveshja e Gjelbër Evropiane.
“Mini-Merkel” 57-vjeçare nga rajoni i Saarland kishte luftuar për postin në krye të partisë më të madhe dhe më të fuqishme të Gjermanisë që kur u zgjodh në dhjetor 2018.
Sipas disa kritikëve të Merkel, lideri i ri i partisë, pra, duhet të jetë automatikisht kandidat për postin kancelarit.
Besnikët e Merkel në parti duhet të bëjnë kujdes me nxitimin për ndryshime.
Dy kandidatë të mundshëm, ministri rinor i shëndetësisë, Jens Spahn dhe besniku i Merkel Armin Laschet, deri më tani nuk kanë pranuar kandidaturn. Një tjetër kandidat i përfolur, Kryeministri i shtetit bavarez, Markus Söder, ka insistuar se ai është i lumtur që mbetet në postin e tij në Mynih.
Kandidati favorit shihet Friedrich Merz.
Megjithatë Merz, duket se mishëron një stil tjetër, shumë do të thoshin më modë të vjetër, ndryshe nga kancelarja e parë femër e Gjermanisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al