04.02.2020 - 16:05
Receta për: 4 persona
Kjo lazanja ndryshon nga ato të zakonshmet që keni ngrënë. Ju duhen vetëm 20 minuta dhe disa përbërës të thjeshtë. Për më tepër, shfletoni recetën…
INGREDIENTËT
- 400 gram djathë
- 1-2 speca të kuq gogozhare
- 1 domate
- 1 spec djegës ose fara speci djegës
- vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Grijmë djathin në rende, domaten e presim në rrathë dhe specin gjithashtu.
- Vendosim gjysmën e sasisë së djathit në një tavë dheu ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.
- Vendosim specat lart dhe mbi specat vendosim fetat e domateve.
- Shtojmë djathin tjetër, specin djegës ose farat e specit dhe e spërkasim me pak vaj ulliri.
- E mbulojmë me letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 15-20 minuta.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës
"Receta e mamit"