MENU
klinika

"Receta e mamit"

Linguini me asparag

06.02.2020 - 14:52

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 5 persona
Pjata të thjeshta, receta praktike që nuk na lënë kurrë në baltë!

INGREDIENTËT

  • 1 gjoks pule
  • 6-7 degë asparag (konservë ose jo)
  • 2 filxhanë me domate qershi të ndara përgjysmë
  • 3 thelpi hudhra
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/4 filxhan çaji me pesto borziloku
  • 1 pako pasta linguine
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Zieni pastat si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.
  2. Derdheni më pas ujin e tyre, por mos harroni të ruani 1 gotë.
  3. Ndani mishin e pulës në copa të vogla dhe i skuqni në një tigan me vaj ulliri. I rregulloni me kripë e piper.
  4. I hiqni dhe i lini mënjanë. Në po të njëjtin tigan shtoni pak vaj ulliri sërish dhe vendosni për të skuqur domatet qershi me asparagun e larë mirë.
  5. Shtoni hudhrat dhe i përzieni vazhdimisht, derisa asparagu të bëhet pak krokant.
  6. Shtoni ujin e makaronave, mishin e pulës, peston dhe i lini të marrin një valë.
  7. Sapo masa të fillojë të pluskojë, shtoni linguinit, i përzieni të gjitha bashkë dhe i shërbeni menjëherë.

Ju bëftë mirë!