12.02.2020 - 15:24
Receta për: 4 person
Nëse mendoni se lulelakra është një perime “e mërzitshme”, provoni t’i shtoni këtë kremin dhe e sigurt që do të lëpini gishtat!
INGREDIENTËT
- 1 lulelakër
- kripë, piper
- vaj ulliri
- Për kremin:
- 1 lugë çaji miell
- 1 gotë qumësht
- 35 gram djathë parmixhano të grirë imët
- 30 gram djathë gorgonzola në copa të vogla
- 1/2 lugë kafe arrë moskat
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë lulelakrën përreth 5-6 minuta.
- Më pas e hiqni, e vendosni në një tavë dhe e spërkasni sipër me pak kripë, piper dhe vaj ulliri.
- E vendosni në furrë të piqet për 15 minuta.
- Ndërkohë në një tigan të nxehur shtoni qumështin, më pas miellin dhe e përzieni vazhdimisht.
- Shtoni djathin dhe vazhdoni ta përzieni derisa masa të trashet. I shtoni edhe pak arrë moskat.
- E hiqni nga zjarri. Tani nxirrni lulelakrën dhe i shtoni sipër kremin që përgatitët.
- E fusni në furrë edhe për 10 minuta të tjera lulelakrën, shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!