“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më dridhen shumë duart, nuk di çfarë kam apo si ta ndaloj. Ju lutem më jepni një zgjidhje.
Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Ndoshta dridhja e duarve ka filluar së fundmi. Ose mbase po përkeqësohet edhe më shumë. Me siguri ka nisur gradualisht. Mund të ndodh kur jeni të stresuar ose të inatosur. Ose e keni për shkak të ndonjë sëmundjeje.
Cilido të jetë shkaku, “tremor” është emri që ekspertët i kanë vendosur dridhjes së duarve (ndonjëherë edhe këmbëve). Dridhja e duarve është më e zakonshme sesa mund ta keni menduar dhe shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet. Mgjithatë ju sugjeroi të bëni një vizit tek mjeku specialist ose të kontrolloni rregullish tensionin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.