MENU
klinika

"Receta e mamit"

Me këtë recetë, do të përgatisni vetë ëmbëlsirën tuaj të preferuar!

15.02.2020 - 16:02
Tashmë tiramisunë, ëmbëlsirën tuaj të preferuar mund ta përgatisni vetë, falë kësaj recete. Ju bëftë mirë!
Përbërësit
  • 300 ml ujë
  • kafe (“Mokate”)
  • 5 lugë sheqer
  • vezë
  • maskarpone (“Ghidetti”)
  • 1 pako biskota (“Savoiardi”)
  • kakao pluhur (“Tigo”)

Përgatitja

  1. Në një tigan të thellë vendosni ujin për të zierë. Shtoni kafen dhe trazojeni mirë. Ndërkohë shtoni edhe 1 lugë sheqer.
  2. Në një enë shtoni vezët dhe 4 lugë sheqer. I trazoni mirë me anë të një rrahësi elektrik. Shtoni dy lugë gjelle maskarpone.
  3. Merrni biskotat, i lagni me masën që përgatitët më parë me kafe. I shtroni me kujdes në një tavë dhe sipër i vendosni kremin me vezë.
  4. Vendosni përsëri një shtresë tjetër me biskota dhe krem. Sipër i shtoni pak kakao pluhur. Koha për të shijuar ëmbëlsirën e përgatitur nga duart tuaja!