18.02.2020 - 11:31
Recat për: 5 persona
INGREDIENTËT
- 2 patate (të prerë kubikë)
- 1 gotë ujë
- 2 koncentrat pule
- 2 vezë (të rrahura)
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 fileto pule
- 1 qepë (e grirë imët)
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
UDHËZIMET
- Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.
- Shtoni ujin dhe më pas tabletat. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.
- Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!