MENU
klinika

E ardhmja e Gjermanisë e pasigurt

Merkel duhet të gjejë një tjetër “trashëgimtar”!

13.02.2020 - 22:19

Dorëheqja e Annegret Kramp-Karrenbauer si kryetare e Unionit Demokratik Kristian të Gjermanisë (CDU) ishte e papritur, por rënia e pashmangshme.

Pse kjo ka rëndësi?

CDU duhet të kërkojë një kandidat tjetër për kancelar.

Çfarë ndodhi?

AKK u duk se nuk mundi t’i kontrollonte ligjvënësit e CDU-së në ish-shtetin e Gjermanisë Lindore të Thuringia, të cilët thyen një tabu duke bashkëpunuar me AfD për të formuar një qeveri.

Merkel ndjeu nevojën për të dhënë një deklaratë gjatë një vizite zyrtare në Afrikën e Jugut, ajo e quajti paktin “të pafalshëm,”, duke prekur kështu rolin e AKK si lidere e partisë dhe duke paraprirë dorëheqjen e saj në Berlin.

Para se të ndiqte gjurmët e Merkel…

Para se të ndiqte gjurmët e Merkel duke u zgjedhur kryetare e CDU në 2018, AKK ishte Presidente e shtetit të vogël të Saarland për gati shtatë vjet.

Kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për skenën kombëtare, siç u bë e dukshme kur ajo mendoi me zë të lartë për ndërhyrjen ushtarake në Libi ose braktisjen e Strasburgut si vendin e Parlamentit të BE-së.

AKK nuk mund t’i shpëtonte hijes së Merkelit. Një sondazh i Insa muajin e kaluar e nxirrte sërish Merkelin në krye të listës së politikanëve më të njohur të Gjermanisë, edhe pas 14 vjetëve si kancelare, ndërsa AKK nuk mund të ishte as tek dhjetë të parët

Cilit aspekti i duhet kushtuar rëndësi?

Fuqia më e madhe ekonomike e Evropës do të preokupohet nga politika e brendshme derisa të përcaktojë se kush do të ndjekë Merkelin si kancelare.