MENU
klinika

Nga Financial Times

Merkel e Macron, mundësia e humbur e Evropës…

20.02.2020 - 11:40

Konferenca e Sigurisë e Mynihut këtë muaj, mbledhja vjetore e elitave ndërkombëtare të sigurisë, u përqëndrua tek problemi i demokracive perëndimore.

Mjafton të mendoni për Presidentin amerikan Donald Trump, pafuqinë evropiane përballë kaosit në Lindjen e Mesme, Brexitit dhe ekstremizmit politik në rritje në demokracitë e Evropës.

Ajo që ka ndryshuar shumë është marrëdhënia midis Parisit dhe Berlinit. Macron, në Mynih, tregoi padurim dhe zhgënjim me inercinë që sot kalon si politika e jashtme e Gjermanisë. Merkel ishte në të njëjtën kohë jo e pranishe fizikisht dhe e gjithëpranishme. Merkel u ankua dikur që ajo ekalonte gjithë kohën  duke ngjitur ato që thyente Macron me projektet e tij madhështore. Ata kishin një mundësi të çmuar për të punuar së bashku. Tani, duket se jo duket se jo më…

Mendoni pak për pranverën e vitit 2018. Të dy udhëheqësit kishin hapësirë ​​politike dhe kapital. Merkel ishte ankuar prej kohësh për mungesën e një partneri “serioz”. Dhe në atë kohë ajo e kishte një të tillë.

Asgjë nuk ndodhi. Macron nisi iniciativat e tij. Merkel i varrosi ato në rërë.  Macron ishte duke i veshur projektet franceze me rroba evropiane. Por Parisi  nuk kujdesej aspak për shtetet më të vogla të BE-së. Votuesit gjermanë nuk donin skema madhështore.

Përgjigjet e Merkel, megjithatë, nuk ofruan asgjë. Në vend që të paraqiste planet e veta, Berlini  heshti.

Ata që dëgjojnë me vëmendje fjalimin e Mynihut të Steinmeier ndoshta do të kishin zbuluar një shenjë simpatie për Macron. Ndoshta kancelarja Merkel ka dashur të ruajë unitetin e BE-së. Më cinikisht, ajo ishte në ankth për të shmangur çdo gjë që mund të destabilizonte pozicionin e saj të brendshëm. Ironia është se ajo tani duket më e dobët se kurrë, pa asnjë garanci se ajo do të mbijetojë përtej këtij viti.

Vetëm muajin e kaluar, Merkel, në një intervistë në Financial Times, përshkroi BE si “sigurimin e jetës” të Gjermanisë. Përgjigja e saj  ishte “Ne në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, duhet të marrim më shumë përgjegjësi mbi supe.”

Kjo është ajo që ajo mund të kishte bërë në vitin 2018. Por e humbi mundësinë…

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al