MENU
klinika

"Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht"

Meta i kërkoi dorëheqjen dhe paralajmëroi kallëzim në SPAK, reagon Gjonaj

21.02.2020 - 15:59

Pas akuzave në adresë të saj, bërë nga presidenti i Republikës, Ministrja Etilda Gjonaj, thyen heshtjen përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa i konsideron paralajmërin e Presidentit, si marrëzinë e radhës, Gjonaj shkruan se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht Kreut të Shtetit. “E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.” -shkruan Gjonaj.

Whatsapp Image 2020 02 21 At 3.15.19 Pm

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa i ka kërkuar asaj që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si qytetare e thjeshtë e këtij vendi.

Ndaj ministres Gjonaj, Kreu i Shtetit renditi disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meta paralajmëron: Të hënën kallëzim në SPAK

“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!