MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pa miell, sheqer ose gjalpë. Këto biskota me banane do ju fiksojnë!

26.02.2020 - 16:11

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Super praktike në përgatitje dhe mund t’i realizojë kollaj kushdo prej jush!

INGREDIENTËT

  • 3 banane të qeruara dhe të shtypura
  • 2 filxhanë me tërshërë
  • 1 filxhan me fruta të thata të përziera
  • 1/3 filxhan me kos
  • 1 lugë çaji me kanellë pluhur

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 175 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
  2. Në një tas bashkoni bananet, tërshërën, frutat e thata, kosin dhe kanellën.
  3. I përzieni mirë dhe i lini për 15 minuta në frigorifer.
  4. Më pas i nxirrni dhe filloni e formoni me dorë disa biskota të vogla rrumbullake.
  5. I vendosni njëra pas tjetrës tek tava dhe i fusni në furrë të piqen pëe 20 minuta. Ju bëftë mirë!