MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate të ëmbla, mbushur me qiqra

26.02.2020 - 16:17

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 50 minuta

Receta për: 2 persona
Shumë e veçantë kjo recetë. E keni provuar më parë? Tani është koha ta bëni…

INGREDIENTËT

  • 2 patate të ëmbla me madhësi mesatare
  • 1 filxhan me qiqra (duhet t’i keni lënë një natë më parë në një tenxhere me ujë)
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë, piper për shije
  • 1 dorë spinaq (sa një gotë)

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni poshtë një letër alumini.
  3. I lani mirë patatet dhe me ndihmën e një piruni i shponi sipër.
  4. I piqni patatet e ëmbla për 40-50 minuta.
  5. Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni qepën me spinaqin e copëtuar. Shtoni kripë, piper dhe qiqrat. I përzieni dhe i lini në zjarr për gati 5 minuta.
  6. Nxirrni patatet nga furra, i prisni në mes dhe i mbushni me masën që përgatitët.
  7. Sipër mund t’i shtoni pak borzilok të freskët dhe koha për t’i shijuar erdhi!