MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate të ëmbla të mbushura sipas stilit meksikan

10.02.2020 - 19:49

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 4 persona
Një opsion i dashur dhe shumë i shëndetshëm për të gjithë familjen tuaj!

INGREDIENTËT

  • 2 patate të ëmbla të mëdha
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq i prerë imët
  • 2 filxhanë me kërpudha
  • ½ filxhan me misra
  • ½ filxhan me fasule të zeza (konservë)
  • 2 lugë gjelle salcë domateje të freskët
  • 1 avokado e shtypur
  • 4 lugë gjelle kos
  • Kripë, piper për shije
  • Pak borzilok për servirje

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine në të.
  3. Lani patatet, i prisni përgjysmë dhe i vendosni tek tava. I fusni në furrë për 15-18 minuta.
  4. Ndërkohë në një tigan me zjarr mesatar dhe me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat, specat dhe i përzieni mirë për 4 minuta.
  5. Shtoni kërpudhat dhe i lini për 6-7 minuta.
  6. Më pas shtoni misrat, fasulet, salcën e domateve.
  7. E përzieni të gjithë masën bashkë në një tas.
  8. Nxirrni patatet nga furra dhe i vendosni sipër nga masa që përgatitët.
  9. Në fund i vendosni salcën e avokados dhe 1 lugë kos secilës.
  10. E shërbeni me pak borzilok sipër.

Ju bëftë mirë!