MENU
klinika

"Receta e mamit"

Perime miks në furrë

04.02.2020 - 16:26

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 50minuta

Receta për: 4 persona
Një pjatë plot ngjyra dhe vlera që kombion perime të ëmbla në këtë rast: patate, panxhar të kuq, karota të cilat i shkojnë shumë pjatave të mishit.

INGREDIENTËT

  • 2 patate amerikane
  • 2 patate të ëmbla të vogla
  • 4 patate vjollcë
  • Karota (të verdha, të bardhë e portokalli)
  • 4 panxharë të kuq
  • 2 dega rozmarinë
  • 4 thelpi hudhre
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

UDHËZIMET

  1. Si fillim përgatisni perimet. Qërojini dhe pritini në shirita. Grini patatet vjollcë dhe panxharët.
  2. Lyeni me vaj një tavë dhe shtoni aty gjithë perimet.
  3. Shtojuni vaj ulliri e.v, kripë, piper, rozmarinë dhe hudhrat e shtypura me gjithë lëvore. Përziejini mirë me duar derisa të përzihen gjithë përbërësit.
  4. Piqini në 190 gradë për 50 minuta ose derisa perimet të jenë të pjekura mirë. Shërbejini të ngrohta.