MENU
klinika

“Receta e mamit”

Petullat me ananas janë të pazakonshme, por të mrekullueshme!

05.02.2020 - 22:20

Koha e përgatitjes: 15 minuta


INGREDIENTËT

250 gram miell
2 lugë çaji me pluhur pjekës
1 ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
½ lugë çaji me kripë
50 gram sheqer
355 ml qumësht
½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
110 gram gjalpë
55 gram gjalpë të shkrirë
1 lugë gjelle gjalpë për skuqje
55 gram sheqer kaf
45 ml rum pikant
600 ml lëng ananasi
12 feta rrumbullake ananasi
UDHËZIMET

Në një tas të madh bashkoni miellin, pluhurin pjekës, sodën, kripën dhe sheqerin. I përzieni mirë derisa të kombinohen.

Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni qumështin, gjysmën e lëngut të ananasit, gjalpin e shkrirë dhe ekstraktin e vaniljes.

I përzieni mirë dhe i lini mënjanë, ndërkohë që përgatisni shurupin e ananasit.

Në një nxehtësi mesatare vendosni për të skuqur gjalpin e ngurtë. Shtoni sheqerin kaf, lëngun e ananasit që mbeti dhe rumin pikant.

I përzieni mirë derisa shurupi të arrijë konsistencën që dëshironi. E hiqni nga zjarri dhe e lini mënjanë.

Tani në një tigan të pastër skuqni 1 lugë gjelle gjalpë, vendosni fetën e ananasit dhe e skuqni mirë para e mbrapa për gati 2 minuta.

Sipër i shtoni një garuzhde nga masa që përgatitët. Sapo të forcohet disi, e ktheni me ndihmën e një spatule nga ana tjetër.

Kështu veproni për çdo fetë ananasi të mbetur.

Në fund i servirni në një enë dhe sipër i shtoni shurupin. Petullat janë gati. Ju bëftë mirë!