MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pite shtëpie me kos, ideale për t’u konsumuar në çdo moment të ditës!

03.02.2020 - 16:05

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 10 persona
Pitet janë një ndër recetat më të preferuara dhe një ndër gatimet më speciale që kuzhina shqiptare ofron. Ju shkoi goja lëng që pa filluar nga puna apo jo?

INGREDIENTËT

  • 500 gram miell
  • 1 gotë kos
  • 1/2 lugë kafe sodë buke
  • pak kripë
  • Vaj luledielli për skuqje

UDHËZIMET

  1. Në tavolinën e punës shtoni miellin, krijoni një hapsirë në mes dhe shtoni kosin, kripën e sodën.
  2. Punojeni mirë masën me duar derisa të bëhet e njëtrajtshme.
  3. Pasi masa të jetë bërë kompakte e mbështillni me një pecetë kuzhine dhe e lini mënjanë për të paktën 1 orë në një ambient të ngrohtë.
  4. Pas kësaj filloi e ndani brumin në toptha të vegjël.
  5. I hapni me ndihmën e një petëze secilën dhe filloni t’i skuqni në një tigan me vaj.
  6. Vaji duhet të jetë i nxehur mirë dhe sigurohuni që pitet të skuqen mirë nga të dyja anët.
  7. Shënim: Nëse doni t’i mbushni pitet me djathë, gjizë ose proshutë, bëjeni përpara se t’i skuqni. I mbyllni mirë pitet në mënyrë që të mos dalë mbushja para skuqjes.

Ju bëftë mirë!