MENU
klinika

Një sulm në tokën evropiane?

Pse Greqia është kaq “joshëse” për terroristët?

02.02.2020 - 21:04

Kalifati territorial i Shtetit Islamik u shkatërrua gati një vit më parë.

Ndikimi i kthimit të luftëtarëve të huaj terroristë ka rezultuar të jetë më i ulët nga sa kishin frikësuar shumë vëzhgues, pa asnjë sulm terrorist në tokën evropiane.

Sidoqoftë mendohet se për shkak të një numri faktorësh, përfshirë kufijtë, niveleve të larta të korrupsionit dhe rritjes së radikalizmit dhe veprimtarisë ekstremiste islamike në vend, Greqia mund të jetë “shënjestra e radhës”.

Variablat e tjerë të rëndësishëm e bëjnë Greqinë një kandidat për luftëtarët e huaj terroristë që të përfitojnë.

Një shqetësim tjetër është që për një vend si Greqia që ka luftuar gjatë me terroristët e krahut të majtë, forcat e sigurisë mund të jenë shumë të përqendruara në atë kërcënim, duke i bërë ata të anashkalojnë ose minimizojnë praninë e xhihadistëve.

Kriza e migrantëve që ka paralizuar Greqinë gjatë disa viteve të fundit, e kombinuar me një ekonomi të luhatur dhe populizëm në rritje, do të thotë që xhihadistët thjesht mund të  shfrytësojnë aty situatën , më shumë sesa kudo të gjetkë në Evropë.

Militantët duket se po përdorin vendin dhe lidhjet e tij me pjesën tjetër të Evropës për të komplotuar, planifikuar dhe organizuar sulme.

Greqia ka shërbyer shpesh si një hyrje për luftëtarët e huaj për të lëvizur nëpër Evropë.

Greqia dhe Ballkani janë gjithashtu qendra për dokumente të udhëtimit të vjedhura dhe të falsifikuara, dhe është e mundur që të kthyerit luftëtarë të huaj terroristë t’i përdorin këto vende për të siguruar identitete të rreme. Sipas ish drejtorit të EUROPOL, Rob Wainwright, “ekziston një tërësi e veprimtarisë kriminale dhe një sektor kriminal që është i përfshirë në vjedhjen e pasaportave dhe prodhimin e pasaportave të sofistikuara dhe furnizimin e tyre në tregun kriminal.” Në epiqendrën e këtij aktiviteti kriminal është Greqia.

Greqia është veçanërisht tërheqëse për terroristët e mundshëm për shkak të afërsisë gjeografike me fushën e betejës Siri-Irak dhe kufijtë e saj të gjatë tokësor dhe detar.

Një vend si Greqia, në të vërtetë, mund të ishte vendi ideal për individët dhe qelizat e vogla të militantëve. Atje, ata mund të përfitojnë nga lidhja e vendit me ekonominë e licencuar financiare dhe infrastruktura e saj moderne e komunikimit dhe transportit.

Politikat e çorganizuara të ekstradimit, gjykatat e mbingarkuara dhe sistemet e burgjeve dhe politikat joefektive të burgjeve, i japin shumë mundësi të kthyerve.

Ndërsa ISIS zhduket, ekziston rreziku që grupi të nisë një sulm në tokën evropiane. Nëse kjo do të ketë sukses, atëherë është sigurisht e mundur që komploti të mund të lehtësohet, ose të paktën të ketë lidhje përsëri me Evropën Juglindore dhe Republikën Helenike.

Daveed Gartenstein-Ross është zyrtari kryesor ekzekutiv i Valens Global, dhe autori ose redaktori i vëllimit të mbi njëzet librave dhe monografive për terrorizmin dhe militantizmin

Colin P. Clarke është një studiues në Qendrën Soufan dhe një asistent profesor në Institutin për Politikë dhe Strategji të Universitetit Carnegie Mellon.

Përkthyer dhe përshtatur nga The National Interest/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimet e Kombeve të Bashkuara

‘Rikthehet’ ISIS, sulme të mundshme para fundvitit

Deklarata e gjeneralit britanik

Britania: Rusia më e rrezikshme se ISIS

"Diçka e madhe sapo ka ndodhur"

Amerikanët kanë vrarë udhëheqësin e ISIS?!