26.02.2020 - 16:07
Receta për: 4 persona
Aman sa të mira që janë. A nuk mendoni edhe ju kështu?
INGREDIENTËT
- 2 kungulleshka mesatare (të lara dhe të grira imët)
- 1 ¼ gotë me miell
- ½ gotë më djathë çedar të grirë
- ¼ filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
- 1 vezë e madhe
- Pak kripë
- 1 lugë kafe hudhër pluhur
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër pjekjeje.
- Në një tas të madh kombinoni me radhë të gjithë përbërësit.
- I përzieni mirë me dorë dhe filloni e formoni disa toptha të vegjël.
- I vendosni me radhë njëra pas tjetrës tek tava. Duhet t’ju dalin gjithsej, 16 të tilla.
- I piqni për 20-25 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë dhe të bëhen disi krokante. Ju bëftë mirë!