20.02.2020 - 15:33
Receta për: 4 persona
Ju bëftë mirë dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!
INGREDIENTËT
- 50 gram galetë
- 2 vezë
- 500 gram gjizë deleje
- 100 gram parmigiano
- Trumzë e grimcuar
- Kripë, piper
- Hudhër pluhur
UDHËZIMET
- Në një enë shtoni gjizën. Nëse e keni pa kripë, rregullojeni shijen duke ia shtuar vetës.
- Shtoni vezët, djathin, hudhrën, trumzën, pak kripë e piper.
- I përzieni me dorë dhe formoni disa toptha të vegjël me dorë.
- I kaloni tek ena ku keni galetën, i lyeni mirë para e mbrapa.
- Pas kësaj i vendosni në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
- I fusni në furrë për 8-10 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!