05.02.2020 - 11:55
Nëse ju gjenden tortelini në shtëpi dhe nuk keni asnjë ide se si mund t’i gatuani ato, atëherë ju sjellim një recetë të thjeshtë të përgatitjes së tyre e cila ju merr pak kohë.
Përbërësit:
- 400 gr tortelini
- 200 ml pana
- 300 gr kërpudha
- 100 ml qumësht
- 1 thelpi hudhër
- 1 tufë majdanoz
- ½ koncentrat (viçi)
- Djathë kaçkavall
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
- Fillimisht pastroni kërpudhat dhe prejini ato në copa të copa mesatare.
- Ndërkohë, shtoni tortelinit në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe vendosini të ziejnë në temperaturë mesatare.
- Shtoni në një tigan qumështin, panën, majdanozin dhe hudhrën e prerë imët. Më pas hidhni në të kërpudhat dhe koncentratin me mish viçi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.
- Ndërkohë që ata ziejnë për rreth 15 minuta në temperaturë të ulët, largoni tortelinit nga zjarri dhe kullojuni ujin e tepërt me anë të një kullese.
- Hidhni pak kripë dhe piper në tiganin ku keni përgatitur salcën me kërpudha dhe largojeni më pas nga zjarri.
- Shtoni në të tortelinit e ziera dhe përziejini mirë ato që të kombinohen me salcën plotësisht.
- Sipas dëshirës, mund t’i servirni edhe me djathë kaçkavall.