08.02.2020 - 10:05
Receta për: 5 persona
INGREDIENTËT
- 250 gram mish të grirë
- 2 feta buke (të lagura me ujë)
- 2 vezë
- 4-5 thelpi hudhër
- 1 lugë çaji rigon
- kripë, piper
UDHËZIMET
- Në një tas shtoni mishin e grirë, bukën dhe vezët. Punojeni masën me duar.
- Pas kësaj shtoni kripën, piperin, rigonin dhe hudhrën.
- E punoni edhe njëherë masën dhe pas kësaj formoni disa toptha të vegjël.
- I skuqni në vaj të nxehtë nga të dyja anët. I lini të ftohen për disa minuta dhe pas kësaj mund t’i shijoni qoftet. Nuk ishte edhe aq e vështirë përgatitja e tyre apo jo?