06.02.2020 - 10:11
INGREDIENTËT
- 450 gram fileto pule
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e prerë imët
- 2 speca jeshil
- 2 thelpi hudhra
- 600 ml lëng pule
- Lëngu i një lime
- 410 gram fasule të zeza, të lara dhe të thara
- 2 domate të prera në kubik të vegjël
- 300 gram oriz për rizoto
- ½ lugë çaji me kripë
- ¼ lugë çaji me piper
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me nxehtësi mesatare, skuqni fileton e pulës të prerë në copa të vogla. I shtoni shumë pak vaj nëse është nevoja, i rregulloni me kripë e piper.
- I hiqni nga zjarri dhe po në të njëjtën tenxhere shtoni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe specat jeshilë për 5-7 minuta.
- Shtoni hudhrat. Më pas shtoni lëngun e pulës, lëngun e limes, fasulet, domatet, orizin, kripë, piper dhe i përzieni mirë.
- Uleni pak nxehtësinë, i vini kapakun dhe e lini rizoton në zjarr për gati 15-20 minuta të tjera.
- Fikeni zjarrin. I shtoni mishin e pulës, i përzieni të gjitha bashkë dhe servireni rizoton e ngrohtë. Ju bëftë mirë!