17.02.2020 - 15:10
Receta për: 5 persona
Kushtojini vetes dhe shëndetit tuaj 15 minuta kohë me recetën e kësaj sallate me mollë!
INGREDIENTËT
- Për salcën marinuese: ½ filxhan me kos
- 2 lugë gjelle majonezë
- 3 lugë gjelle lëng limoni
- ¾ lugë çaji me kripë
- 1/4 lugë çaji me piper të zi
- Për sallatën: 1 tufë spinaq i pastruar dhe larë mirë
- 2 degë selino të prera imët
- ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë të hollë
- ¼ filxhan me rrush të thatë
- ½ filxhan me arra
- 1 mollë e qëruar në feta të holla
- 1/3 filxhan me djathë çedar
UDHËZIMET
- Për të bërë salcën në një tas,përzieni kosin, majonezën, lëngun e limonit, pak kripë e piper. I lini mënjanë.
- Ndërkohë në një tas të madh bashkoni spinaqin e copëtuar me dorë, selinonë, qepën e kuqe, rrushin e thatë, arrat, mollën.
- I përzieni mirë duke i shtuar gradualisht salcën.
- Kur të jeni gati për ta servirur, i shtoni sipër djathë çedar. Ju bëftë mirë!